Të fundit

Albin Kurti i uron mirëseardhje në LVV solistit të bendit “Troja”

Vokalisti i grupit Troja, Bujar Berisha, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Paparaci.

Kjo është bërë e ditur nga Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ky i fundit i ka uruar mirëseardhje Berishës.

Tutje ai ka shtuar se muzika dhe tekstet e rok bendit Troja dhe solistit Berisha ishin himn proteste.

Postimi i plotë:

Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot.

Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci