Të fundit

Autoblinda të Policisë së Kosovës afër Jarinjës

Jo shumë larg pikës kufitare të Jarinjës në veri të Kosovës, përballë bazës së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në afërsi të rrugës kryesore, ndodhen dy autoblinda me zyrtarë policorë.

KosovaPress raportoi sot se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe pa probleme, ndërsa pas dorëheqjes së policëve serbë nga këto pika kufitare, numri i kolegëve të tyre shqiptarë është shtuar.

Përgjatë magjistrales Mitrovicë – Leposaviq vërehen flamuj të Serbisë të vendosura gjithandej dhe në numër më të madh sesa më herët, ndërsa afër fshatit Soçanicë serbët kanë vendosur në urën e hekurt mbishkrimin “Këtu është Serbi”.

Situatë e ngjashme po mbretëron edhe në Bërnjak.

Në pikën kufitare në Jarinjë nuk ka më vonesa nga të dyja anët, situata është e qetë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci