Të fundit

Ndodhet 17 vota prapa kundër-kandidatit – reagon Xheladini i LDK-së

Behxhet Xheladini, kandidati i LDK-së kryetar të Dragashit, e ka quajtur të paprecedentë vendimin për anulimin e fletëvotimeve nga diaspora.

Anulimi nga PZAP-ja i votave të ardhura nga diaspora ka përmbysur rezultatin në garën për kryetar të Komunës së Dragashit.

Tashmë, kandidati i LDK, Behxhet Xheladini, i cili printe ndaj kundër-kandidatit të tij nga PDK-ja, Shaban Shabani, pas vendimit të PZAP-së ndodhet 17 vota prapa rivalit të tij.

Por, Xheladini pret që Gjykata Supreme të vendos për anulimin e vendimit të PZAP-së dhe legjitimimin e votave të diasporës.

“Është një vendim i papritur dhe i paprecedentë i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për votat e diasporës tonë nga Dragashi. Është po ashtu e pandershme që të shkatërrohet vullneti i qytetarëve, sidomos me faktin që janë anuluar votat e të gjithë votuesve nga diaspora”, tha Xheladini në KTV.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci