Të fundit

Detaje të reja për vetëvrasjen e dyshuar të 60-vjeçarit në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e vdekjes së dyshimtë të një 60-vjeçari në Gjilan të martën.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, thuhet se në orët e para të mëngjesit është pranuar informata se në rrugë është gjendur një person i shtrirë.

Policia ka thënë se së bashku me ekipin e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit me iniciale A.G..

“Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet janë duke vazhduar nga Njesia e Hetimeve Rajonale kurse trupi është dërguar për obduksion.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci