Të fundit

Vuçeviq: Serbët kthehen në institucione kur të zbatohet Marrëveshja e Brukselit

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët nga veriu i Kosovës do të kthehen në institucione.

Vuçeviq theksoi se aq sa Serbia po përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të dëmtuar paqen dhe stabilitetin.

“Ku janë të drejtat e njeriut tani? E vetmja gjë është se nuk ka të drejta të njeriut kur flasim për Serbinë, për serbët në Kosovë. Kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët do të kthehen në institucione. Sa që Serbia përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të minuar paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçeviq.

Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci