Të fundit

Kurti iu drejtohet zyrtarëve serbë: Mos i braktisni institucionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij është e përgjegjshme dhe e të gjithëve.

Kurti ka thënë të mërkurën në fillim të mbledhjes së Qeverisë se ata që urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria dhe kushtetueshmëria.

Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë zyrtarëve serbë që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

“Në jemi qeveri e përgjegjshme, e të gjithëve kundër kriminelëve, e përkushtuar për zhvillim, integrim, barazi për të gjithë, për respektim të të drejtave të pakicave dhe shërbim ndaj qytetarëve pa dallim e diskriminim. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se deri në mëngjesin e së mërkurës janë lëshuar 1,012 vërejtje për targat.

“Problemi i tyre nuk janë vendimet tona e as afatet që parashihen në to, 1012 qortime janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë. Problem janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive… ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se janë Qeveri e përgjegjshme dhe e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”, tha Kurti. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci