Të fundit

Miratohet vendimi për shitjen e disa veturave zyrtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për hedhjen në shitje përmes ankandit të disa automjeteve zyrtare.

Disa automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë do të shiten përmes një ankandi, ka vendosur sot kabineti qeveritar, raporton Paparaci.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë”, tha kryeministri Albin Kurti me rastin e shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës.

“Ministria ka propozuar që përmes ankandit publik të njëjtat të vihen në shitje”, tha ai.

Vendimi u miratua me shumicë të votave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci