Të fundit

​Kurti priti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë ka biseduar biseduan për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në vend.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe këshilltarja për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Gjatë takimit u bisedua edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Shestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta.

Në takim u bisedua edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti.

Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci