Disa pamje të Arsim Gërxhaliut, drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, teksa puthte kafkën e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, janë bërë virale në rrjet.
Pamjet të cilat ishin shfaqur për herë të parë në një dokumentar të televizionit publik për familjen Jashari, tashmë kanë bërë xhiron në internet.
Aty shfaqet Gërxhaliu teksa puthë kafkën e komandantit Jashari.
@videofany6♬ original sound – fanyvideo
Gërxhaliu ishte ai që kishte marrë përsipër në vitin 2002 identifikimin e trupave të familjes Jashari, gjatë zhvarrimit të tyre.
Për shkak të gabimeve që janë bërë gjatë varrimit të të vrarëve në luftimet në Prekaz, ka qenë e nevojshme që të bëhet zhvarrimi i tyre dhe që të bëhet identifikimi i secilit veç e veç.
