Të fundit

Këta dy artistë të njohur do të performojnë në funeralin e Takeoff

Alicia Keys dhe Justin Bieber janë vetëm dy nga emrat e mëdhenj që pritet të performojnë në funeralin e reperit Takeoff.

Funerali do të mbahet të premten (11 nëntor) dhe quhet “Celebration of Life”.

Ky event në përkujtim të anëtarit të grupit “Migos” do të mbahet në Arena State Farm të Atlantës, ku pritet të marrin pjesë 20,000 të ftuar.

Rikujtojmë që Takeoff, u qëllua për vdekje të martën (1 nëntor) në Houston. Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloween.

Policia u njoftua rreth orës 2:34 të mëngjesit me orën lokale (7:34) në lidhje me të shtënat jashtë “810 Billiards & Bowling Alley” në qendër të Houstonit, ku po zhvillohej një festë private.

Policia e Huston-it konfirmoi në një konferencë për shtyp po atë të martë se vrasësi i Takeoff është ende i lirë dhe i kërkoi të gjithëve të ndanin me to çfarëdolloj informacioni që mund t’i ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Reperi i ndjerë i Migos, Takeoff tha një javë përpara se të vritej se do donte t’i sillnin lule sa ishte ende “këtu”.

Ndërsa i ndjeri u shfaq në podcast-in “Drink Champs” së bashku me Quavo për të promovuar projektet e tyre të reja si dyshja rap “Unc & Phew”, Takeoff foli për dëshirën e njohjes së talentit të tij sa ishte ende gjallë.

“Unë jam i qetë, jam tepër i qetë, por është koha për të ‘shpërthyer’. Unë dua të futem në rrjedhën time. Koha për të më dhënë ‘lulet’ e mia. Nuk i dua kur nuk jam më këtu”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci