Të fundit

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë të Mensa në Prishtinë

Tetë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pas mesnatës te Mensa e studentëve në Prishtinë.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim e nevojshëm.

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci