Të fundit

Para takmimit, Kina paralajmëron SHBA-në

Kina dënoi një plan të Shtëpisë së Bardhë për të informuar Tajvanin mbi rezultatet e një takimit që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Samitin e G20-ës në Indonezi, mes  Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij, Xi Jinping.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, njoftoi planin për të informuar Tajvanin rreth bisedimeve të enjten, duke u thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synonin ta bënin Tajvanin të ndihej i sigurt dhe rehat për mbështetjen e Uashingtonit, shkruan Reuters.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian theksoii se çdo informim i tillë nga Shtetet e Bashkuara për Tajvanin, do të shkelte një premtim të SHBA-së për të mbajtur vetëm kontakte jozyrtare me ishullin.

“Është natyrë skandaloze. Kina e kundërshton me vendosmëri,” tha Zhao në një konferencë pak pasi ministria njoftoi se Xi do të takohej me Biden.

Biden dhe Xi u takuan për herë të fundit personalisht kur 79-vjeçari ishte nënpresident gjatë administratës së Obamës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci