Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është lajmëruar prapë nga vizita e saj në Forumin për Paqe në Paris.
Këtë herë, Osmani ka njoftuar për bisedat që ka zhvilluar me homologët e saj nga Estonia, Liberia, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët ajo i quajti aleatë e miq të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Presidentja theksoi se bashkëpunimi me ta është parësor.
“Bashkëpunimi me miq dhe aleatë është parësor teksa përpiqemi t’i tejkalojmë sfidat e përbashkëta në Evropë dhe më gjerë”, shkroi ajo.
Gjatë diskutimeve në Forum të Paqes, Osmani ka thënë se duke qenë që kontinentit tonë po i sfidohet siguria, është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim të bazuar në vlerat e përbashkëta.
“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka thënë Osmani.
Cooperation with friends and allies is paramount as we look to overcome common challenges in Europe and beyond.
During the @ParisPeaceForum, a pleasure to catch up with Presidents 🇪🇪 @AlarKaris, 🇱🇷 @GeorgeWeahOff, 🇭🇺 @KatalinNovakMP and 🇲🇰 @SPendarovski. pic.twitter.com/L9GZ2uh8Eq
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 12, 2022
Së bashku me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriun, Presidentja të premten ishte pjesë e darkës së organizuar nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Në këtë darkë, prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me bashkëshorten e tij.
