Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo tronditi botën e sportit dhe veçanërisht Manchester Unitedin, pas publikimit të një interviste të tij me gazetarin Piers Morgan.
Në atë intervistë, ai kritikoi direkt klubin për të cilin luan dhe trajnerin Erik ten Hag, për të cilin tha: “Nuk kam respekt për të, sepse as ai nuk ka respekt për mua. Nëse nuk më respekton, unë nuk do të të respektoj kurrë.”
Dhe për këtë, ai do të ndëshkohet nga klubi.
Ronaldo ka dashur të largohet më parë nga Manchester United dhe tani është i vetëdijshëm se kohës së tij në klub i ka ardhur fundi. Ka shumë gjasa që ai të ndërpresë kontratën pas Botërorit, ndonëse në atë rast klubi do t’i paguajë atij një dëmshpërblim prej rreth 15 milionë euro.
Mediat angleze shkruajnë se drejtuesit e Manchester United janë habitur nga ajo që ka thënë publikisht Ronaldo dhe disa media kanë bërë të ditur se klubi tashmë ka vendosur se si do ta ndëshkojë futbollistin e keq.
Përkatësisht, Metro Sport raporton se Manchester United do ta gjobisë Ronaldon me një milion funte për gjithçka që ka thënë në intervistën e realizuar me Piers Morgan.
