Klubi i Manchester United ka thënë se është duke shqyrtuar një përgjigje rreth akuzave të Cristiano Ronaldos, të bëra në një intervistë me gazetarin Piers Morgan.
Por, klubi më i trofeshëm britanik ka thënë se përgjigja zyrtare do të vijë pas vërtetimit të të fakteve të plota.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi nga Mançesteri ka thënë se fokusi i tij mbetet tek vazhdimi i ecurisë pozitive në pjesën e dytë të sezonit.
Reagimi i plotë:
Manchester United ka vështruar mbulimin mediatik në lidhje me një intervistë të Cristiano Ronaldos.
Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e vet pasi të jenë vërtetuar faktet e plota.
Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe mbajtjen e momentumit, besimit dhe unifikimit mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve.
