Ish-presidenti i klubit të basketbollit “KB Prishtina”, Blerand Stavileci është zgjedhur si ushtrues detyre i kësaj pozite deri në mbledhjen tjetër të bordit të klubit.
Emërimi i ish-ministrit për Zhvillim vjen pas dorëheqjes së presidentit të deritanishëm, Burim Maraj.
Pas dy vitesh, Maraj ka njoftuar sot dorëheqjen nga pozita e tij në klub, teksa në mbledhjen e mbajtur nga bordi i KB Prishtina, Stavileci është shpallur u.d i kryetarit të klubit.
Edhe në të kaluarën Stavileci ishte në krye të Prishtinës ekip me të cilin fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.
