Të fundit

Nagavci: 300 asistentë do fillojnë punën për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka raportuar sot para Komisionit për Arsim.

Ajo ka treguar se brenda vitit 2022 janë punësuar 100 asistente për të asistuar tek fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet arsimore.

Kurse për vitin 2023 ajo ka thënë se pritet të punësohen edhe 300 asistente, në komuna të ndryshme, varësisht ku do të jetë e nevojshme, dhe për këtë janë ndarë 2.8 milion euro.

“Për vitin 2023 është ndarë buxheti për punësimin e 300 asistentëve të tjerë”, është shprehur ajo.

Nagavci ka treguar se konkurset kanë qenë të shpallura dhe janë gati në finalizim, dhe kuadrot e reja shumë shpejtë mund të fillojnë punën. Ajo thotë se nga janari komunat mund të fillojnë me staf të ri në institucionet edukative-arsimore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci