Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se e merr seriozisht pretendimin e Rusisë se nuk është përfshirë në shpërthimin që ndodhi të martën në Poloni.
Erdogan ka thënë sot se ka të ngjarë që raketat e pretenduara që ranë në kufirin polako-ukranias, të jetë një gabim teknik.
Duke folur në samitin e G20 në Bali, ai tha: “U takova me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Përshtypja e përgjithshme është se kjo raketë nuk është e prodhimit rus dhe kjo deklaratë i hap rrugën fakteve, ndaj nuk ka nevojë të insistohet se raketa është lëshuar nga Rusia. Ky do të ishte një provokim”.
Ai shtoi: “Paqja mund të vendoset vetëm përmes dialogut që ne duam të vendosim”.
