Spektakli i “Big Brother Vip Kosova” pritet të nisë me sezonin e parë të këtij reality show më 5 dhjetor, ku do të mbledh në një vend persona të famshëm të profileve të ndryshme.
Deri më tani shumë emra të njohur të show bizit janë përfolur se do të jenë pjesë e këtij spektakli, shkruan Paparaci.
Njëri ndër artistët e përfolur që do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme të momentit është këngëtari i njohur, Art Abazi.
E këtë si duket e ka konfirmuar vet artisti përmes një Instastory ku ka publikuar numrin 5 që është nisja e “Big Brother Vip Kosova”.

Kjo është komentuar si një konfirmim i i pjesëmarrjes së Artit në këtë spektakël.
