Të fundit

30 autobusë të rinj i vijnë Prishtinës vitin e ardhshëm, 6 nga ta elektrikë

Komuna e Prishtinës do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilave do të jenë elektrikë.

Kështu tha për Klankosova.tv nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj tha se do të bëhet përpjekje që autobusët të hyjnë në përdorim deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Do t’i blejmë 30 autobusë, gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë. Kredia do të nënshkruhet këtë vit. Procedurat e prokurimit vitin e ardhshëm. Po tentojmë deri në fund të vitit të ardhshëm që t’i sjellim autobusët”, tha Zogaj.

Numri dy i Prishtinës më 14 nëntor bëri të ditur se kjo komunë do të marrë një kredi prej 10 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci