Të fundit

Lezhë, ambulanca del nga rruga, katër të lënduar (VIDEO)

Katër persona mbetën të lënduar, mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca, me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.

Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Autoambualanca po transportonte një paciente nga Rresheni në drejtim të Spitalit rajonal të Lezhës.

Nga aksidenti mbetën të lënduar pacientja, dy shoqëruesit e saj: Mara Prega, Mrika Tusha dhe Vlash Toma dhe infermieri Fation Çuni, ndërsa drejtuesi i mjetit, fatmirësisht nuk mori lëndime, shkruan Oranews

Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku u mësua se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentativa e një parakalimi nga drejtuesi i autoambulancës.

Këtu mund të shikoni videon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci