Të fundit

Deliu: Po shihet që ka pakënaqësi brenda qeverisë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se opozita nuk ka kërkuar mbajtje të zgjedhjeve, por zgjidhje të çështjeve që po i shkaktojnë këto situata në Kosovë.

“Ne jemi në opozitë, dhe çdo ditë kërkojmë të kemi ndryshime, kërkesa jonë nuk ka qenë zgjedhje, por kemi kërkuar që Qeveria të ofrojë zgjedhje”.

Megjithatë, Deliu mbrëmë në T7 u shpreh se sipas deklaratave të deputetëve të koalicionit qeveritar, po shihet që ka pakënaqësi brenda.

“Unë them që këtë situatë nuk është dashur ta kemi. Më të vështira janë tensionet në veri, por ajo që po shihet tashmë nuk ka një koordinim brenda forcave në koalicon tashmë”.

“Nëse i shihini deklarttat e deputetëve ditëve të fundit e shohim që ka paknaqësi që po shfaqën së fundmi. Mbi të gjitha Kosova nuk është që po prodhon shumicë parlamentare, dhe kjo qeveri nuk është që ka zhvilluar dicka të re për gjatë dy viteve”, shtoi ligjvënësja opozitare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci