Të fundit

Biden qorton publikisht Zelenskyn

Komentet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se raketa që ra në territorin e Polonisë të martën nuk ishte ukrainase nuk është provë, tha presidenti amerikan Joe Biden.

“Nuk është provë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pasi u kthye nga samiti i G20 në Bali të Indonezisë.

Të martën, më 15 nëntor, një raketë ra në fshatin Przhevodov në lindje të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën. Dy persona vdiqën në incident. Zelensky fajësoi Rusinë për këtë akt dhe i bëri thirrje Perëndimit të “bëjë diçka”.

Megjithatë, presidenti polak Andrzej Duda tha dje se, sipas vlerësimit të autoriteteve polake, ishte një raketë e sistemit ukrainas të mbrojtjes ajrore.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar dje se Administrata Biden i beson vlerësimit të Varshavës lidhur me incidentin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci