Të fundit

Kurti shpërndan pamje, tregon si u përcoll gjatë vizitës në Estoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë në Estoni, derisa nuk dihet nëse ende po qëndron atje.

Megjithatë, shefi i Qeverisë së Kosovës ka shpërndarë një video nga pritja zyrtare që i ka bërë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Në videon e publikuar, në fillim, shihen veturat e zeza duke përcjellë kryeministrin deri në takim.

Ndërkaq, nuk dihet agjenda që e ka Kurti pas vizitës në Estoni.

Sidoqoftë, tashmë është konfirmuar se Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për t’u takuar rreth çështjes së targave.

Kurti, siç ka raportuar më herët Radio Evropa e Lirë, në lidhje me këtë temë theksoi se negociatat po vazhdojnë.

“Jemi duke bërë çmos për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist por qasja e Beogradit ka qenë shumë destruktive. Në ditët e ardhshme do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në negociatat e reja”, theksoi Kurti.

Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burime të sigurta në Bruksel, më pas raportoi se takimi mund të mbahet të dielën pasdite, ose mëngjesin e së hënës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci