Të fundit

Vetëm për VIP do të lejohet alkooli në Katar 2022

FIFA sot me anë të një komunikate zyrtare lajmëroi se tifozët e futbollit nuk do të mund të pinë alkool gjatë Botërorit që do të mbahet në Katar.

Ka pasur kritika të mëdha për FIFA, qysh prej kohës që Katari e fitoi të drejtën për organizimin e Botërorit, ngjarjes më të madhe sportive në botë.

Por, jo të gjithë do të jenë të përjashtuar nga mos pirja e pijeve alkoolike.

Sipas faqes zyrtare në Twitter, Transfer News Live një kategori do të bëjë përjashtim në këtë rast.

“VIP-at e FIFA-së dhe mysafirët e nderit brenda stadiumeve do të mund të pinë alkool. Kjo gjë do të mbetet pjesë e pakos së tyre”, shkruan në këtë postim.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci