Bullizmi nuk është diçka e panjohur në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjatë një diskutimi në shtëpinë më të madhe në Shqipëri “Big Brother VIP” mes Sabianit, Fifit dhe Beniadës, këto dy të fundit kanë treguar se janë bullizuar kur kanë qenë fëmijë.
Këngëtarja Fifi gjatë diskutimit, rrëfeu se kur ishte në shkollë ajo ishte bullizuar në një
Ajo ka treguar se motra e saj kishte qenë më e dobët në peshë, kurse këngëtaren e kishin bullizuar në një mënyrë absurde, duke i thënë se “ti ia ha bukën Yllkës”.
“Ngaqë motra ishte e dobët, mua më thoshin ti ia ha bukën Yllkës, kur ulesh për të ngrënë ua ha bukën të gjithëve”, ka thënë Fifi.
E bullizuar ishte edhe Benida, e cila rrëfeu të kundërtën e asaj të Fifit, ajo tha se kishte qenë e dobët në peshë dhe i kishin thënë se nuk kishte bukë për të ngrënë.
“Isha e dobët dhe të gjithë më thonin nuk keni bukë për të ngrënë, isha 12-vjeçe por nuk i kuptoja atëherë”, u shpreh ajo.
