Të fundit

Dy tërmete ‘shkundin’ Italinë

Një tërmet me magnitudë 4.3 u regjistrua të dielën në Marche pranë brigjeve të Pesaros.

Tërmeti i parë në orën 06:20 të ditës së sotme, u ndjek nga pas edhe nga një tjetër me magnitudë 3.2 në orën 06:23.

Kështu të paktën raporton TG Com, megjithëse thuhet se nuk ka pasur dëme në njerëz apo të lënduar.

Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

Grumbullimi i tërmeteve vazhdon në rajonin Marche, i cili ka shkaktuar dëme prej disa dhjetëra miliona eurosh dhe mbi 100 persona të zhvendosur midis provincave Ancona dhe Pesaro Urbino.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci