Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundmi në një intervistë, ku veҫ projekteve të reja dhe pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, u ‘ngacmua” pak dhe për jetën private, ku këngëtarja u shpreh se e ka gjetur dhe “mbretin” e zemrës së saj.
“Ti shquhesh për balada. Ke bërë dikur një këngë “Ishe mbret në zemrën time”. Një pyetje ka Why Not, e gjete mbretin e zemrës tënde?”-ishte pyetja që ju drejtua nga Roza Lati, të cilës Anxhela iu përgjigj duke thënë: “Po mirë moj, e gjeta. E paskam gjetur. E kam gjetur…”

Kujtojmë se disa kohë më parë këngëtarja u përfol se është martuat në Las Vegas, por më pas ajo hodhi poshtë gjithçka, duke thënë se lajmi nuk është i vërtetë.
Mes të tjerash, këngëtarja ka ka folur edhe për bashkëpunimin dhe një nga hitet e verës që lamë pas, bashkëpunimi me Capital T dhe Mandin e Nishtullës, “Habibi”.
Ajo tha se kënga fillimisht iu dha nga Irkenc Hyka për ta kënduar solo, por ishte ajo që ia tregoi Capital T. Ky i fundit propozoi që pjesë e këngës të ishte dhe Mandi i Nishtullës.
“Kënga është dëgjuar në masë. Pati një feedback të mirë. Kjo u duk që në javën e parë të publikimit. Mesa duket ka qenë një bashkëpunim shumë i qëlluar, sepse nuk pritej që ne të tre të bëheshim bashkë. Kënga ka qenë e Irkenc Hykës që ma ka treguar mua për ta kënduar vetë. Unë ja kam dërguar Capitalit, dhe ai pati mendimin që të marrim dhe Mandin. Kështu ka ardhur bashkëpunimi”, tha këngëtarja.
