Reperi i famshëm amerikan, Kanye West është rikthyer në rrjetin social Twitter pasi llogaria e tij ishte mbyllur dy javë më parë.
Shefi i Twitter, Elon Musk i ka uruar mirëseardhje artistit.
Llogaria e YE ishte bllokuar pasi kishte bërë një postim antisemitik.
Përveç Ye, në Twitter rikthehet edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Llogaria e tij u pezullua përgjithmonë. Musk ngriti një sondazh, rreth 52 për qind e të anketuarve treguan se janë në favor të rikthimit të Trump. Llogaria e Trump u zhbllokua menjëherë
