Me epërsi minimale me rezultat 1:0 ka shkuar në pushim mes pjesëve skuadra e Argjentinës.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi sulmuesi, Lionel Messi.
35-vjeçari shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e nëntë të ndeshjes.
Argjentina arriti të shënojë edhe tre gola tjerë, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.
Në total gjatë pjesës së parë Argjentina ka rënë shtatë herë në pozitë jashtë loje.
