Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahrani ka thyer nofullën dhe mollëzën e anës së majtë pas goditjes që pësoi dje në ndeshjen kundër Argjentinës.
Al-Shahrani u godit papritmas nga portieri i tij dhe u detyrua ta lë fushën e lojës para se të përfundonte ndeshja.
Arabia Saudite shokoi Argjentinën dje duke e mposhtur me rezultat 1:2.
Mbrojtësi i Arabisë Saudite po ashtu gjatë goditjes pësoi edhe gjakderdhje të brendshme, ndërsa gjendet në Gjermani për t’iu nënshtruar operimit.
