Të fundit

Hakerët rusë sulmojnë Parlamentin Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi të mërkurën se ky institucion po përballet me sulme të hakerëve rusë.

Ajo shkroi në Twitter të mërkurën se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup pro-Kremlinit.

“Ekspertët tanë të IT-së po punojne dhe po i mbrojnë sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne e shpallëm Rusinë shtet sponsorizuese të terrorizimit. Përgjigja ime: Lavdi Ukrainës”, shkroi ajo.

PE-ja votoi një rezolutë të mërkurën për të njohur Rusinë si shtet “që përdor mjetet e terrorizmit” dhe si sponsorizuese të terrorizmit. 494 eurodeputetë mbështetën këtë rezolutë, 58 vota kundër dhe 44 abstenuan.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci