Të fundit

Kusari-Lila shpjegon në detaje përmbajtjen e propozimit të BE-së

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se diskutimet për zgjatjen e vendimit për targa ka qenë që të arrihet një dakordim apo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, ajo thotë se çka pamë të hënën në Bruksel ishte një anshmëri e qartë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, ndërsa shprehet se pala kosovare mbetet e përkushtuar në dialog, raporton Paparaci.

Në anën tjetër, ajo theksoi se çka u evitua të diskutohej në Bruksel ishte një draft i një deklarate të përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të caktohet një afat për arritjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të raporteve mes dyja vendeve.

“Drafti ka qenë i ndarë me palët para se ata të shkonin në Bruksel. Kurti e ka pasur një pajtueshmëri paraprake, kemi qenë në frymën pozitive se do të arrihet dhe kjo datë mbetet që Kosova e llogarit si marrëveshje finale për raportet me Serbinë dhe në kuadër të kësaj do të ketë çështje tjera deri në atë kohë”, tha ajo në Klan Kosova.

Gjithashtu, ajo ka shpjeguar në detaje se çfarë përmban në vete propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se ky plan parashihet t’i ketë dy faza, ku në të parën do të kalohej me njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, kurse në të dytën do të kishte njohje formale nga Serbia.

“Ky afat përmban një marrëveshje që në vete ndërthen finalen e këtij procesi të stërzgjatur, pjesë e të cilit është plani i prezantuar si plani franko-gjerman e pastaj si insistuar si evropian ku parashihet normalizimi i raporteve me dy faza, në fazën e parë do të kalohej me njohjen e 5 shteteve të BE-së, me normalizimin e të gjitha pengesave që Serbia ia bën Kosovës dhe në fazën tjetër me njohjen formale nga ana e Serbisë, e cila pala kosovare ka pasur komente, që ka konsideruar si bazë e mirë”, shtoi tutje ish-ministrja Kusari-Lila.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci