Të fundit

Reagon Veshalli pas sulmit të familjes rome në Prizren

Zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall, ka reaguar pas publikimit të një videoje, të një përleshjeje fizike që ka ndodhur në qendrën tregtare në Prizren. Sipas raportimeve të deritanishme, sigurimi i kësaj qendre kishte sulmuar një familje rome.

Zëvendësministri ka bërë thirrje që personat të cilët shihen duke sulmuar fizikisht një person nga kjo familje, të japin përgjegjësi.

Tutje ai ka shtuar se ka vizituar familjen në fjalë.

“Biseda më shumë që më dha përshtypje negative nga e nëna e shokut, citimi i thënjës nga sigurimi “Ta q* ma……, ske me mujt me jetu këtu”. Në qendra tregtare asnjëri nuk ka maskë dhe në atë natë nuk kishte asnjëri, po ushtrimi i dhunës tek komuniteti është më e lehtë”, ka shkruar ndër të tjera, Veshalli.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona lidhur me rastin.

Postimi i plotë:

U SULMUA NJË ROM, PËR SHKAK TË MASKËS NË PRIZREN

Natën e kaluar, sëbashku me deputetin Erxhan Galushi, u tronditëm me një informatë ku ishin sulmuar disa anëtarë të komunitetit rom, në Galeria Shopping Mall, ishim në polici dhe tek familja për takuar me palët.

Familja e cila u sulmua ishte e shokut tim të fëmirisë dhe është bërë për shkak të maskës, para një fëmije 11 vjecare, babait të sëmurë (i cili e ka kaluar leokeminë) dhe nënës së tij.

Biseda më shumë që më dha përshtypjë negative nga e nëna e shokut, citimi i thënjës nga sigurimi “Ta q* magjupin, ske me mujt me jetu këtu”.

Në qendra tregtare asnjëri nuk ka maskë dhe në atë natë nuk kishte asnjëri, po ushtrimi i dhunës tek komuniteti është më e lehtë.

Përgjegjesi do të japin të gjithë për këtë, nga dhuna psikologjike për fëmijën deri tek dhuna fizike për babain e sëmurë, nënën dhe djalin.

Banditat racist, do të marrin dënimin e duhur./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci