Në Mushtisht të Suharekës do të arrijnë sot shtatoret e heronjëve kombëtarë, Adem Jashari dhe Hasan Prishtina.
Këtë e kanë bërë të ditur Këshilli i fshatit Mushtisht, ku kanë njoftuar se shtatoret pritet të arrijnë nga Tirana sot në ora 14:30.
Në njoftimin e tyre thuhet se shtatoret që do të vijnë, janë nën përcjelljen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa zbulimi dhe përurimi i shtatoreve do të bëhet me datën 28 nëntor.

