Në raundin e parë të Kupës së Botës në Katar, futbollistët iranianë nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes kundër Anglisë, por sot, para ndeshjes kundër Uellsit, ata e ndryshuan vendimin dhe shumë nga tifozët e tyre shpërthyen në lot.
Në prag të ndeshjes kundër Anglisë, futbollistët iranianë refuzuan të këndonin himnin kombëtar në shenjë proteste për vdekjen e bashkëatdhetares së tyre, Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit në Iran për shkelje të kodit të veshjes dhe më pas vdiq në paraburgim.
Vdekja e Aminës rezultoi në pakënaqësi të madhe në mesin e iranianëve. Gjithçka shkoi aq larg sa që edhe futbollistët nuk pranuan të këndonin himnin kombëtar në ndeshjen kundër Anglisë.
Mirëpo, pas presionit të autoriteteve vendase, para fillimit të ndeshjes kundër Uellsit, ata ndryshuan vendimin dhe kënduan himnin kombëtar “me gjysmë zëri” dhe disa tifozë në tribuna shpërthyen në lot në atë moment.
Gjithashtu, një numër i madh i tifozëve, nga ana tjetër, vazhduan protestën dhe fishkëllyen himnin e vendit të tyre.
🚨 BREAKING: dramatic scenes during Iran v Wales
Iranian players forced to sing the national anthem (threatened by Islamic occupiers)
Fans react by crying and booing #IranRevolution pic.twitter.com/ryC7xsJkhJ
— Mahyar Tousi (@MahyarTousi) November 25, 2022