Të fundit

Futbollistët e Arabisë Saudite shpërblehen me nga një “Rolls Royce”

Pas fitores kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me nga një makinë tip “Rolls Royce”. Ky shpërblim do të jepet nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud.

Pas fitores 2-1,  Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.

Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut.

Nesër në orën 14:00, ata do të përballen me Poloninë e Lewandovskit.

Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit e Arabisë Saudite u japin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.

Në vitin 1994, sulmuesi i saj Said Al-Owairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të mëdhenj të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci