Të fundit

​Xhaçka premton mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas një komunikate të Kuvendit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.

Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit.

Ministrja Xhaçka e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci