Të fundit

Për shkak të veshjes, modelja kroate rrezikon burgun në Katar

Fansja kroate dhe modelja e Instagramit, Ivana Knoll, rrezikon të marrë gjobë, madje edhe burg, për shkak të veshjes së saj në Katar.

Knoll, e cila ka mbajtur më parë kurorën e Miss Kroacisë, doli në stadiumin Al-Bayat për ndeshjen e parë të grupit të kombit të saj kundër Marokut, e veshur me një fustan.

Kjo veshje bie ndesh me ligjet e rrepta të Katarit, të cilat përcaktojnë se gratë nuk duhet të ekspozojnë mesin, shpatullat, gjunjët, shkruan Goal.

Si rezultat, modelja 30-vjeçare mund të goditet me një gjobë të konsiderueshme, me fansat që tashmë janë paralajmëruar për një dënim prej 2400 funteve. Disa zona në vend kanë rregulla më të rrepta se të tjerat, që do të thotë se Knoll mund të përballet edhe me burgim për shkeljen e këtyre ligjeve të mirësjelljes.

Ndërsa vetë Knoll ka qenë kritike ndaj turneut të këtij dimri – duke e quajtur atë një “katastrofë” dhe duke pasur “organizimin më të keq në histori” – modelja vetë është vënë nën kritika për pandjeshmërinë e saj kulturore.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, një përdorues shkroi: “Ju jeni në Katar jo në Kroaci, duhet të respektoni rregullat, është një vend mysliman”, ndërsa një tjetër e cilësoi “mosrespektim ndaj kulturës së Katarit”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci