Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, pasi ky i fundit ka refuzuar ankesën e Valdete Dakës, kundrejt Vjosa Osmanit.
Ai e ka konsideruar të turpshëm veprimin e Qelajt, teksa ka shtuar se nga sot ai duhet të quhet “Avokat i Vjosa Osmanit”, raporton Paparaci.
“Nuk është Avokati i Popullit ai që duhet të vlerësoj kushtetutshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai që i mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast, do të duhej me e dërgu rastin në Gjykatën Kushtetuese. Nga sot atij veç ‘Avokat i Popullit’ nuk mundemi me i thënë, mundemi me i thënë ‘Avokat i Vjosa Osmanit, i Presidentes’. Unë nuk mendoj që ai e meriton me qëndru në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndru në atë zyrë. Do t’i bënte nder edhe vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”, tha Tahiri.
Këto deklarata Abelard Tahiri i ka bërë në një konferencë pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./Paparaci.com
