Të fundit

Ermal Krasniqi futbollisti më i mirë për xhiron e fundit

Çmimi i më të mirit për javën e 18-të në Superligën e Kosovës i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Ermal Krasniqi.

Komisioni vlerësoi se sulmuesi anësor i kampionëve në fuqi ishte më i merituari në fitoren si mysafirë ndaj Gjilanit, me rezultat 3:0.

Ai përgjatë tërë ndeshjes tregoi lojë të mirë, derisa ishte vendimtar në arkëtimin e tri pikëve të reja edhe me dy gola të shënuar.

“Si çdo herë është kënaqësi të zgjedhësh më i miri i javës. Ndjenjë e mirë që u riktheva prapë gjatë këtij edicioni për ta marrë këtë shpërblim. Jam i lumtur për sukseset e klubit dhe për faktin që arrij ta ndihmoj skuadrën nga ndeshja në ndeshje në arritjen e objektivave të saj. Ballkani edhe në këtë edicion po tregon seriozitet dhe jemi në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion. Falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafin, pasi bashkërisht po bëjmë një punë të mrekullueshme”, ka theksuar Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci