Të fundit

Kurti: Dakordimi në Bruksel nuk do të ishte i mundur pa zhvillimet e së hënës

Kryeministri Albin Kurti, në interpelancën e thirrur për çështjen e targave dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka thënë se s’do të mund të arrihej marrëveshja e së mërkurës pa ngjarjet që u zhvilluan të hënën kur ai ishte në takim me presidentin serb Vuçiq.

“Të mërkurën më 23 nëntor u arrit pikërisht ajo që mund të arrihej të hënën. Pra, pezullim i veprimeve të mëtejshme sa i përket targave. Në gjykimin dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa zhvillimet e së hënës, sepse të hënën u panë shumë gjëra. E mbi të gjitha u pa braktisja e propozimit të BE-së pikërisht nga ndërmjetësit”.

Kurti përsëriti se takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm sepse nga fokusi i BE-së – te propozimi i BE-së, i mbështetur nga Franca, Gjermania e SHBA – u kalua vetëm te veprimet në lidhje me konvertimin e targave ilegale.

Duke thënë se propozimi i tij ishte shumë racional, Kurti tregoi se të hënën “ndodheshim fare pranë tij për të arritur një deklaratë të përbashkët që më pastaj do ta paraqiste Borrelli”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci