Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, lidhur me ecurinë e dialogut.
Ai deklaroi se ka informuar për marrëveshjen e javës së kaluar për çështjen e targave qëu arrit të mërkurën, si dhe rrugën përpara.
“Sot iu drejtova anëtarëve të@EP_ForeignAff për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, shkroi diplomati sllovak në Twitter.