Paris Saint-Germain do ti ofrojë rinovim të kontratës sulmuesit argjentinas, Lionel Messi, pas mbarimit të Kampionatit Botëror në Katar.
Siç ka mësuar GOAL, kjo ofertë do të jetë edhe për dy sezone të tjera, deri më 30 qershor 2025, ndonëse mund të vendosin në tavolinë edhe një ofertë për një sezon.
Messi e di për ofertën e klubit parisien, ndërsa në anën tjetër do të shqyrtojë mundësin për transferimin në ligën MLS te Inter Miami.
PSG-ja është e vendosur ta mbajë shtatë herë fituesin e Topit të Artë dhe do të bëj çmos që ai të mbetet në Paris.
Momentalisht Messi është duke zhvilluar ndeshje në kuadër të Kupës së Botës me Argjentinën, ku tashmë kanë siguruar kalimin tutje në 1/8 të finales.
