Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka treguar se Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Zvicrës.
Shaqiri ishte në dyshime pasi lojën e fundit nuk u aktivizua fare, mirëpo Yakin ka dhënë lajmin e shumë pritur për fansat.
“Shaqiri dhe Okafor janë gati për të luajtur nesër. Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por të dy do të jenë në formë nesër”, ka thënë Yakin në konferencë për media.
Zvicra do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit vendimtare për fatin e tyre në Kupën e Botës ku përball do të kenë Serbinë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
