Sonte në emisionin Debat Plus është diskutuar rreth rezultatit të LVV-së në zgjedhjet lokale.
Ndër të tjera, është diskutuar edhe për fitoren e LVV-së në Podujevë.
Analisti Dardan Gashi ka thënë se Agim Veliu është shkaktar që LVV e ka fituar Podujevën.
“Agim Veliu është shkaktar që Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar komunën”, ka thënë Gashi.
Agim Veliu shërbeu si kryetar i Komunës së Podujevës për më shumë se një mandat në të kaluarën. Ai, u shkarkua nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë pas reformimit të partisë nga kryetari i ri, Lumir Abdixhiku.
