Të fundit

110 vjet nga fillimi i punës së Qeverisë së parë shqiptare

Në vitin 1912, pikërisht më 4 dhjetor, Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit.

Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i Vlorës. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë.

Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të Jashtëm. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë, që funksiononte si organ këshillues e mbikëqyrës i qeverisë. Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë. Qeveria arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane.

Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit.

Këta ishin anëtarët e Kabinetit Qeveritar:

Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër

Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm

Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës

Abdi bej Toptani – Ministër i Financave

Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor

Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit

Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike

Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës

Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci