Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 15:00 në pikën kufitare në Vermicë ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë, shkruan Paparaci.
Policia ka njoftuar se në një kamion janë hasur 25 viça që dyshohet se janë kontrabanduar.
“Policia ka identifikuar tre persona që dyshohet të janë marrë me këtë veprimtari, ata janë: A.K., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar), K.B., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe R.R., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar)”, njofton Policia.
Tutje bëhet e ditur se viçat ishin ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim./Paparaci.com

