Japonia dhe Kroacia ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Botës në stadiumin “Al Janoub”, me të dyja kombëtaret që do të kërkojnë çerekfinalen.
Aziatikët lanë pas në grupin E Spanjën dhe Gjermaninë duke e mbyllur të parët me 6 pikë dhe kështu do të kërkojnë që të surprizojnë sërish.
Nga ana tjetër, ballkanasit do të kërkojnë që të surprizojnë njësojë si në Botërorijn e 2018, ku arritën deri në finale.
Për dallim nga ndeshja e kaluar ndaj Belgjikës, kroatët kanë bërë dy ndryshime në formacion: Bruno Petkoviç do të startojë në vend të Marko Livajas dhe Borna Barishiq në vend të Borna Sosas.
Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet në çerekfinale me fitursin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.
FORMACIONET ZYRTARE:

