Të fundit

Austriakët pyesin: A do të zhvishet sot lakuriq tifozja kroate?

Na ndajnë edhe pak minuta nga ndeshja e 1/16-tës që kombëtarja kroate e futbollit do të luajë kundër Japonisë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Katar sot në orën 16:00.

“A do t’i heqë rrobat Miss Kroacia sot?”, pyet e përditshmja austriake “Österreich” dhe shton se modelja ka mërzitur pjesën mashkullore të publikut në Katar me kombinimet e saj të veshjeve. Edhe sheikët që gjoja, por vetëm gjoja, janë të pakënaqur me zgjedhjen e veshjeve të saj.

Gazeta shkruan se Knoll është një nga tifozet më të zjarrta dhe më besnikë të Kroacisë.

Mbështetje e madhe vjen “me zërin dhe shtatin e saj”, shton gazeta dhe thekson se 30-vjeçarja kroate tërheq vëmendjen e publikut me veshjet e saj dhe lëvizjet në stadium.

Shumica e tyre, sidomos pjesa mashkullore e publikut, janë të kënaqur me zgjedhjen e veshjeve dhe pamjes së saj. Por ka edhe nga ata që janë të pakënaqur dhe të neveritur. Sidomos në mesin e nikoqirëve, duke qenë se bëhet fjalë për një “mbretëri islame-konservatore”, thekson gazeta austriake.

Gazeta vazhdon duke thënë se Knoll “shkaktoi bujë” në Katar.

Çfarë surprize do të përgatisë ajo për sheikët sot, pyesin austriakët?

Gazeta “Österreich” ende e sheh mundësinë që ajo të shfaqet “ashtu siç e ka lindur nëna e saj”, pra të zhveshur.

Për dallim nga austriakët, sheikët e Katarit dyshohet se donin ta denonconin Knollin në polici, sepse ajo shkeli kodin e veshjes në Katar.

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur, por përkundrazi ata janë shfaqur duke e fotografuar missin kroat fshehurazi.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci